U raportua se dha dorëheqje, reagon Abdixhiku

U raportua se dha dorëheqje, reagon Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si të dhimbshëm, por të pranueshëm dhe të respektueshëm, si verdikt i qytetarëve.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve, Abdixhiku falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në fushatë, duke theksuar sakrificën dhe përkushtimin ndaj LDK-së dhe vizionit të saj politik.

“Kam bërë gjithçka që kam ditur dhe mundur, me ndershmëri dhe përkushtim. Edhe kur jep maksimumin, ndonjëherë nuk mjafton – dhe këtë e pranoj me dinjitet”, u shpreh ai.

Abdixhiku nënvizoi se përpara LDK-së është një periudhë reflektimi, vendimmarrjeje dhe përgjegjësie politike, duke paralajmëruar se qëndrimet e mëtejme do t’i shpalosë “me kohë dhe në vendin e duhur”.

Ai shtoi se, pavarësisht zhvillimeve politike, do të mbetet gjithmonë në shërbim të Kosovës.

Në fund të mesazhit, Abdixhiku ndau edhe një reflektim personal, duke theksuar rëndësinë e familjes dhe kohës me dy vajzat e tij, ndërsa uroi qytetarët për Vitin e Ri 2026.

“Le të kemi një vit më të butë, më njerëzor dhe më të drejtë për Kosovën”, përfundoi ai.

Related Articles