Krimet Ekonomike të Policisë zbarkojnë në disa qytete të Kosovës

Krimet Ekonomike të Policisë zbarkojnë në disa qytete të Kosovës

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga shumë prokurorë janë duke realizuar një aksion të gjerë në gjithë vendin.

Lajmin e ka konfirmuara edhe Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prizrenit, i cili tha se është duke e udhëhequr aksionin në Prishtinë.

“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona”, tha Kryeziu.

Në disa media u raportua se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Pos Prizrenit, aksioni në fjalë po vazhdon edhe në regjione të tjera si: Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Related Articles