Sulmi ndaj Dardan Berishës, dënohet KB Bashkimi

Sulmi ndaj Dardan Berishës, dënohet KB Bashkimi

Klubi i Basketbollistik Bashkimi është dënuar për incidentin e mbrëmshëm, ku disa tifozë e sulmuan basketbollistin e Pejës, Dardan Berisha.

Sipas njoftimit të klubit, KB Bashkimi është dënuar me 3.200 euro gjobë dhe 3 ndeshje pa praninë e tifozëve në tribunën ballore qendrore të sallës.

Klubi i Bashkimit ka dënuar sulmin e disa idividëve të papërgjegjshëm hodhën shkrepsa në drejtim të parketit, me ç’rast u godit edhe basketbollisti Dardan Berisha dhe është distancuar nga këto veprime.

Postimi i plotë:

Në ndeshjen e fundit ndaj KB GO+Peja, për fat të keq, disa individë të papërgjegjshëm (3–4 persona) hodhën shkrepsa në drejtim të parketit, me ç’rast u godit edhe një lojtar i skuadrës mysafire. Ky veprim i papranueshëm dhe vulgar nuk përfaqëson vlerat e klubit tonë, as shumicën dërrmuese të tifozëve tanë të vërtetë dhe distancohemi nga veprime të tilla që më së paku përfaqësojne klubin dhe qytetin e Prizrenit.

Si pasojë e këtij akti të shëmtuar  KB Bashkimin është dënuar me:

 • 3,200 € gjobë, dhe

 • 3 ndeshje pa praninë e tifozëve në tribunën ballore qendrore të sallës.

Ky dënim nuk është pasojë e klubit, lojtarëve apo tifozëve korrektë, por është një “dhuratë” e hidhur nga disa individë që, qartazi, nuk ia duan të mirën KB Bashkimit dhe po i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë klubit që të gjithë e duam.

Është momenti i fundit të që të reflektojmë dhe palestrat tona ti kthjemë ne arena festive e sportive e jo strehë per disa individë qe thirren si tifozë por në të vertetë jan huliganë, andaj  bëjmë thirrje të gjithë tifozëve tanë që të na përkrahin me zemër, por gjithmonë me përgjegjësi e qe mos të vuajme pasojat e disa individeve sepse me keto veprime vetem sa do ti largojme shikuesit e pergjegjshem dhe investimet serioze qe behen ne klub .

Nga sot qendra sportive do të jetë e monitorur nga kamerat e sigurisë që do të përdoren për të identifikuar personat e papërgjegjshëm dhe do te lajmërohen ne organet e rendit e do të ju ndalohet hyrja në sallë për të ardhmen.

Related Articles