Sot rreth orës 16:00, nga hetuesit policor të njësitit të hetimeve të përgjithshme, është kryer një kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar për grabitje, M.P, mashkull, 23 vjeç.
Ky i fundit, më pas është vetdorëzuar në polici.
“Pasi janë kryer procedurat e nevojshme policore, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.
Më herët gjatë ditës, policia raportoi se ka siguruar prezencën e një të dyshuari për grabitjen që ndodhi më 26 dhjetor në një vilë në Çagllavicë.
