Reshjet paralizojnë disa rrugë të vendit, Durmishi: Ka ende bllokim në rrugën Prishtinë–Ferizaj

Reshjet paralizojnë disa rrugë të vendit, Durmishi: Ka ende bllokim në rrugën Prishtinë–Ferizaj

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë shkaktuar grumbullim uji, rrëshqitje dheu dhe vështirësi në qarkullim në disa segmente rrugore të vendit.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi.

Sipas tij, institucionet përgjegjëse kanë reaguar menjëherë duke angazhuar të gjitha kapacitetet për të larguar pengesat dhe për të siguruar qarkullim sa më normal në rrugë.

“Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar grumbullim uji dhe rrëshqitje dheu në disa segmente rrugore. Ne kemi reaguar me të gjitha kapacitetet për të eliminuar çdo pengesë”, ka deklaruar Durmishi.

Ai bëri të ditur se në rrugën Prishtinë–Ferizaj ende ka bllokim të pjesshëm, si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qytetarë të dashur,

Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar grumbullim uji dhe rrëshqitje dheu në disa segmente rrugore. Ne kemi reaguar me të gjitha kapacitetet për të eliminuar çdo pengesë, me qëllim që qarkullimi të zhvillohet sa më normalisht.

Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike.

Pas reshjeve të shiut kanë filluar reshjet e borës dhe temperaturat gjatë natës pritet të jenë nën zero, çka mund të shkaktojë ngrica në rrugë.
Ekipet tona janë të angazhuara në pastrimin e të gjitha rrugëve që janë në kompetencën tonë.

Po ashtu, shprehim gatishmëri të plotë për të ndihmuar edhe institucionet lokale, kudo që paraqitet nevoja.

Nga qytetarët kërkojmë të vozisin me kujdes të shtuar dhe t’i përshtaten kushteve të rrugës.

Related Articles