Mërgimtarët që po dalin nga Kosova bllokohen në zonën malore të Prokupljes në Serbi

Mërgimtarët që po dalin nga Kosova bllokohen në zonën malore të Prokupljes në Serbi

Një bashkatdhetar ka ngritur alarmin për kushte të vështira udhëtimi në territorin e Serbisë, duke paralajmëruar mërgimtarët që udhëtojnë drejt vendeve të Evropës Perëndimore të shmangin këtë itinerar.

“Jemi blloku në mes të malit. Në Prokuplje të Serbisë. Mërgimtarë mos ia mësyeni këndej”, është porosia e tij.

Sipas mesazhit, udhëtarët janë mbetur të bllokuar në një zonë malore, pa mundësi të vazhdojnë rrugën, çka ka shkaktuar shqetësim të madh, sidomos për mërgimtarët që janë nisur pas pushimeve drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Related Articles