Të shtëna me armë zjarri mbrëmë pas mesnate në Deçan, plagosen tre persona

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë pas mesnate në Deçan, plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një lokal në Deçanit, ndërsa një person është arrestuar si i dyshuar, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën ‘Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë, një karikator dhe nëntë fishekë.

“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”, deklaroi Gashi.

“Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi.

Related Articles