Rreth orës 00:18 tre persona janë plagosuar në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.
Për të plagosurit janë deklaruar edhe nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, duke bërë të ditur se dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa njëri prej tyre vazhdon trajtimin në këtë spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Mbrëmë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar tre pacientë të plagosur me armë zjarri. Pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore, dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Spitalit.
Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se një person është arrestuar në vendin e ngjarjes. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Gjithashtu, policia deklaroi se ka sekuestruar armë, fishekë, dhe karikator.
