Prokuroria e Pejës jep detaje të reja për rastin në Deçan

Prokuroria e Pejës jep detaje të reja për rastin në Deçan

Një plagosje e trefishtë ka ndodhur në orët e para të së martës në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes nga një zyrtar policor, e ku më pas i ka dalë në ndihmë policia.

Ai deklaroi se të plagosurit, dy janë të nacionalitetit serb dhe një shqiptar, e ky i fundit është avokat.

“Ne e kemi këtë çështje pune pas mesnatës në një lokal në Deçan ka ndodhur një rast ku janë plagosur tre persona nga një person i dyshuar. Në këtë rast ka intervenu një zyrtar policor, i cili e ka arrestuar në vendin e ngjarjes të dyshuarit dhe menjëherë ka dal Policia e Kosovës ndihmë, teknika edhe njëkohësisht prokurori i krimeve të rënda”.

“Personi i dyshuar është arrestuar dhe tre personat e tjerë janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe dy nga të plagosurit janë të nacionalitetit serb dhe njëri është i nacionalitetit shqiptar, i cili ka qenë bashkë me ta dhe është avokat”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës. Përmes një komunikate ata kanë bërë të ditur se njëri nga të plagosurit po trajtohet tek ta, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Related Articles