Burri dhe vjehrra rrahin nusen në Lipjan, Policia i arreston dhe dërgon në mbajtje

Burri dhe vjehrra rrahin nusen në Lipjan, Policia i arreston dhe dërgon në mbajtje

Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e djeshëm në Lipjan.

Sipas Policisë, një grua ka raportuar se ka pësuar dhunë nga burri me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është kthyer tek familja e saj.

“Lipjan 13.01.2026 – 08:11. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer tek familja e saj. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related Articles