Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet të nesër në ora 15:00 në një takim të radhës që pritet të ketë rëndësi të veçantë për zhvillimet e brendshme të partisë.
Në fokus të diskutimeve do të jenë çështje me interes politik dhe organizativ, si dhe koordinimi i hapave të ardhshëm të partisë në përmbushje të përgjegjësive të saj.
Pjesmarrja e anëtarëve të Kryesisë konsiderohet thelbësore, pasi pritet të diskutohen tema që lidhen me orientimin politik dhe veprimtarinë e ardhshme të LDK-së.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë Qendrore te LDK-së, Ju ftoj në mbledhjen e radhës të Kryesise Qendrore të LDK-së, e cila do të mbahet të henën, më date 19 janar, duke filluar nga ora 15:00. Pjesemarrja juaj eshtë e rendesishme për të diskutuar çështjet me interes për partinë dhe per të koordinuar hapat e radhes në funksion të përgjegjesive tona politike dhe organizative. Ju falënderoj paraprakisht per angazhimin dhe perkushtimin tuaj Lumir Abdixhiku”, thuhet në njoftim.
