Pas presidentes Vjosa Osmani edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë ku raportohet se vdiqën të paktën 39 persona.
Përmes një shkrimi në X, Kurti shprehu pikëllimin e thellë për ngjarjen.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Spanja për aksidentin tragjik të trenit që mori shumë jetë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ekipeve të shpëtimit u urojmë forcë në përpjekjet e tyre,” shkroi Kurti. / Gazeta Enigma.
