Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet

Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia sot më mirë se kurrë më parë e kupton se Kosova është shtet, ndonëse vazhdon të refuzojë njohjen e saj.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Kurti ka theksuar se Rusia paraqet kërcënim për rajonin përmes Serbisë.

“Nga katër fqinj, tre na njohin. Vetëm Serbia nuk na njeh dhe nuk duhet se do ta bëjë së shpejti. Edhe pse mendoj se e kuptojnë më mirë se kurdo herë më parë që jemi shtet. Realiteti ka ndryshuar shumë. Por ajo që duhet të ndodhë është që të shuhet ëndrra e tyre për kthim. Po ashtu edhe ajo për Perandorinë Ruse apo ajo që është tash Federata Ruse. Perandoria Ruse nuk dëshiron fqinj, por kjo është e pamundur”, është shprehur Kurti.

Me këtë rast, Kurti ka folur edhe për veriun e Kosovës, duke theksuar se situata atje ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara. Sipas tij, para “5-10 vjetësh nuk ka pasur as liri për të ecur e folur shqip lirshëm”.

Ai ka deklaruar se kjo është arsyeja pse nevojitet më shumë solidaritet brenda kontinentit evropian dhe brenda vetë NATO-s. Sipas Kurtit, “Rusia dëshiron që t’i shkatërrojë të dyja, e Kina të arrijë fuqinë e SHBA-së”.

Tutje, Kurti ka theksuar se “kushdo që ndihmon fqinjin tonë në përpjekjet për të destabilizuar, na shkakton edhe neve probleme”.

“Kërcënimi jonë për këtë është Rusia”, ka përfunduar Kurti.

Related Articles