Këtë të enjte duke filluar nga ora 13:00, në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë rast akuzohen dy persona, Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.
I riu Auron Thaqi, vdiq më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë.
Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
