Njohësi i çështjeve politike, Arton Muhaxheri, ka vlerësuar se “rundi i ri i dialogut nuk paraqet asnjë indikacion real për ndryshim të qasjes së Serbisë”, duke shtuar se Beogradi vazhdon ta përdorë dialogun si mekanizëm për menaxhim presioni ndërkombëtar dhe jo si proces për normalizim të vërtetë të marrëdhënieve, shkruan Gazeta “Enigma”.
Sipas Muhaxherit, “nuk ka sinjale për kompromis politik apo përgatitje serioze për zbatim të marrëveshjeve të arritura”, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, e cila, siç shprehet ai, nga pala serbe trajtohet më shumë si retorikë diplomatike sesa si obligim konkret.
“Ky rund dialogu nuk paraqet asnjë indikacion real për ndryshim të qasjes së Serbisë. Beogradi vazhdon ta përdorë dialogun si mekanizëm për menaxhim presioni ndërkombëtar dhe jo si proces për normalizim të vërtetë të marrëdhënieve. Nuk ka sinjale për kompromis politik apo përgatitje serioze për zbatim të marrëveshjeve të arritura, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, e cila nga pala serbe trajtohet më shumë si retorikë diplomatike sesa si obligim konkret”, tha ai për Gazetën Enigma.
Duke folur për pritjet nga ky takim, Muhaxheri thekson se “çdo pritje për progres substancial nga ky takim është joreale”, pasi Serbia, sipas tij, do të vazhdojë me kushtëzime, interpretim selektiv dhe bllokim të zbatimit në terren, ndërsa hapat si nisja e Komisionit për personat e zhdukur mbeten kryesisht teknikë dhe simbolikë.
Analisti vlerëson se “pa hapjen e arkivave dhe pa marrje përgjegjësie shtetërore, këto iniciativa nuk përbëjnë sinjal politik për ndryshim kursi”, duke shtuar se mungesa e presionit real dhe e mekanizmave ndëshkues nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë e bën minimal vullnetin politik të Serbisë për normalizim.
Muhaxheri shton se “në mungesë të presionit real dhe mekanizmave ndëshkues nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, vullneti politik i Serbisë për normalizim mbetet minimal”, duke ritheksuar se pa një qasje më të ashpër ndërkombëtare nuk mund të pritet ndryshim real i kursit të Beogradit.
“Çdo pritje për progres substancial nga ky takim është joreale. Serbia do të vazhdojë me kushtëzime, interpretim selektiv dhe bllokim të zbatimit në terren, ndërsa hapat si nisja e Komisionit për personat e zhdukur mbeten kryesisht teknikë dhe simbolikë. Pa hapjen e arkivave dhe pa marrje përgjegjësie shtetërore, këto iniciativa nuk përbëjnë sinjal politik për ndryshim kursi. Në mungesë të presionit real dhe mekanizmave ndëshkues nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, vullneti politik i Serbisë për normalizim mbetet minimal”, përfundoi ai.
Artikulli i plotë:
