Bajraktari: BE-ja po intensifikon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi

Bajraktari: BE-ja po intensifikon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi

Juristi Ardian Bajraktari ka deklaruar për Gazetën “Enigma” se normalizimi i marrëdhënieve është parakusht për rrugëtimin e Kosovës dhe Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Ai ka theksuar se sa më herët të kuptohet kjo, aq më mirë do të jetë për të dyja vendet, veçanërisht për fqinjët veriorë, duke shtuar se ndryshimi i qasjes dhe i diskursit shkon në funksion të këtij procesi.

“Është parakusht për rrugëtimin e dyja vendeve, edhe Kosovës edhe Shqipërisë, në rrugën drejt integrimit evropian, dhe sa mëparë që të kuptohet kjo, është më mirë për dyja vendet, në thekst të veçantë për fqinjtë tanë verior, dhe ndryshimi i çasjes dhe diskursit të saj natyrisht shkon në funksion të kësaj”, u shpreh ai.

Sipas Bajraktarit, vizitat e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd dëshmojnë interesimin e BE-së për rifillimin e procesit të negociatave mes dy vendeve. Ai shprehu bindjen se insistimi i Bashkimit Evropian do të vazhdojë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve, me shpresën që përmes këtij procesi të arrihet edhe njohja reciproke mes dy vendeve.

“Vizitat e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd, tregojnë që BE-ja është e interesuar që të rifillohet procesi i negociatave mes dy vendeve dhe besoj që insistimi do të jetë në vazhdimësi në drejtim të normalizimit tëmarrëdhënieve, dhe shpresojmë që përmes këtij procesi, tëarrihet edhe deri tek njohja reciproke e të dyja vendeve”, përfundoi ai.

Artikulli i plotë:

Related Articles