Lumi Sitnica, zona në Lipjan, ka dalë nga shtrati në mëngjesin e së martës si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, raporton Gazeta Enigma.
Ndonëse në zonën në fjalë ka pankina, kjo tregon se reshjet e fundit kanë ngritur nivelin e lumit. Ende nuk është raportuar për dëme në ndonjë lokacion.
Si pasojë e gjendjes nga uji në mëngjes është mbyllur edhe aksi rrugor, Ferizaj-Gjilan, në segmentin tek fshati Sojevë për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë.
