Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka deklaruar se kanë realizuar me sukses operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën pyjore të Shtupeqit të Madh në rajonin e Rugovës.
Mehaj ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen, dhe në rast të ndonjë rishfaqje të zjarrit ata do të intervenojnë menjëherë.
Postimi i plotë:
Ndryshe, nga dita e premte e deri më sot rreth 50 hektarë janë përfshirë nga zjarri një pjese të parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna”.
Kujtojmë se si shkak i temperaturave të larta, është raportuar për zjarre edhe në Turqi e Shqipëri.