Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës, në kuadër të një hetimi të përbashkët dhe të koordinuar nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Republikës së Katanias, kanë zhvilluar një operacion policor më 22 janar të këtij viti.
Ky urdhër kontrolli në Kosovë, është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë audovizive. Kjo ka çuar në shpëlarjen e paave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme, në disa shtete të ndryshme të botës, përfshirë edhe në Kosovë.
Gjatë hetimeve të zhvilluara, në mesin e të dyshuarve të këtij grupi kriminal, është edhe një shtetas i Kosovës, me inicialet P.B.
Policia ka kryer bastisje në Prishtinë dhe në fshatin Zaplluxhë të Dragashit, nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale:
– “Cenim i të drejtave të autorit”, nga neni 290 i KPRK-së;
– “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 i KPRK-së;
“Operacioni, i zhvilluar njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, dhe Rumani, ka mundësuar eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes një sistemi të sofistikuar informatik – IPTV. Ndërsa, në hetim kanë bashkëpunuar edhe Kandaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.
Gjatë bastisjeve është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe.
“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit financiar dhe atij ekonomonik”, thuhet në komunikatë. /Periskopi/
Komunikata e plotë:
