Gjendet i vdekur në veturë një person në Veternik, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet i vdekur në veturë një person në Veternik, dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur sot pa shenja jete në një veturë  në Veternik.

Zëdhënësi i policisë së kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana tha  se viktima është gjetur i vdekur në një automjet dhe se  vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje .

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana.

Personi i cili është gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka bërë vetvrasje.

Related Articles