Një nga tre të lënduarit nga tentim-vrasja e ndodhur dje në lagjen “Kodra e Trimave”, ka pësuar lëndime më të rënda trupore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, Sami Delijaj, i cili ka bërë të ditur se pacienti është i mitur, 16 vjeçar. Sipas tij, i riu aktualisht është i hospitalizuar dhe nesër pritet të vendoset nëse është e nevojshme të operohet.
“Për momentin është i hospitalizuar në Klinikën e Ortopedisë, ka lëndime të rënda trupore dhe është në observim të mëtejmë klinik, kardiologjik dhe laboratorik. Parametrat për tani janë stabil. Nesër do të mblidhet konsiliumi dhe do të vendosim për trajtimin e tij kirurgjik”, ka deklaruar Delijaj.
