Pesë persona janë përleshur në Ferizaj të hënën, pasi dyshohet se një i dyshuar paraprakisht ka sulmuar fizikisht një grua.
Si pasojë e dhunës, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, nga i cili është konfiskuar një pistoletë me 18 copë fishekë dhe pas intervisitimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Të dyshuarit po hetohen për dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje. / Gazeta Enigma.
