Policia e Kosovës po interviston të dyshuar në Komunën e Vitisë për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
“Policia e Kosovës me autorizime të Prokurorisë Themelore në Gjilan ka filluar intervistat lidhur me manipulimet e rezultateve zgjedhore në regjionin e Gjilanit”, tha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, duke shtuar se konkretisht bëhet fjalë për Komunën e Vitisë.
Kadriu nuk saktësoi se sa persona po intervistohen nga Policia më 3 shkurt.
