Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj raportimit të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, me autor gazetarin Michael Martens, ku thuhet se Presidentja Vjosa Osmani është duke u përpjekur të sigurojë edhe një mandat si presidente përmes afërsisë demonstrative me familjen Trump.
Aty përmendet bashkimi i Kosovës në nismën globale të Trumpit “Bordi i Paqes” dhe fakti që sipas shkrimit, ky hap u ndërmor pa u konsultuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe se ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që ia hapi Osmanit derën drejt Trumpit.
Rinor Nuhiu, këshilltar i Osmanit ka thënë se Presidentja i hedh poshtë kategorikisht këto “pretendime shpifëse”.
Ai ka thënë se Osmani po konsultohet me avokatë në Gjermani për të përdorur të gjitha mjetet juridike.
“Shpifja dhe fyerja, akuzat e pabazuara dhe pretendimet e provueshme si të rreme nga Michael Martens (i njohur edhe si Andric1961) i nënshtrohen përgjegjësisë civile dhe penale sipas ligjit gjerman. Presidentja Osmani i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformatave. Presidentja po konsultohet me avokatë në Gjermani me qëllim përdorimin e të gjitha mjeteve juridike për të mbrojtur integritetin e institucionit dhe të vendit që ajo drejton”, ka shkruar Nuhiu.
Defamation and slander, the unfounded allegations and demonstrably false claims by Michael Martens (aka Andric1961) are subject to civil and criminal liability under German law. President Osmani categorically rejects his defamatory claims and his dangerous dissemination of…— Rinor Nuhiu (@RinorNuhiu) February 4, 2026
Artikulli i FAZ është publikuar sot, ku pretendohet se Osmani është duke u përpjekur të sigurojë edhe një mandat si presidente përmes afërsisë demonstrative me familjen Trump.
Në artikullin e gazetarit gjerman Michael Martens, ndër të tjera thuhet se ky kalkulim i Osmanit mund të dështojë. Aty përmendet bashkimi i Kosovës në nismën globale të Trumpit, “Bordi i Paqes” dhe fakti që sipas shkrimit, ky hap u ndërmor pa u konsultuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Përkundrazi, thekson artikulli ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që ia hapi Osmanit derën drejt Trumpit, meqë Rama ka qasje te familja e presidentit amerikan përmes dhëndrit të tij, Jared Kusher.
Artikulli tutje thekson se Osmanit i nevojitet mbështetja e shumicës së Kuvendit të Kosovës, për të siguruar këtë mandat, por këtë nuk e ka. Në mbështetje të kësaj, thekson artikulli, Osmani prej javësh po përpiqet të paraqitet si “kandidatja e Trumpit”
“Si zëvendësim për mungesën e mbështetjes së brendshme, Osmani prej javësh po përpiqet të paraqitet si “kandidatja e Trumpit”. Kalkulimi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në Kosovë, jo vetëm përmes bazës ushtarake Camp Bondsteel në jug të vendit, por edhe përmes gjithë historisë së shtetit të ri, një faktor kaq i rëndësishëm saqë ky etiketim mund t’i siguronte rizgjedhjen përndryshe shumë të pasigurt. Osmani paraqitet para publikut dhe deputetëve si e preferuara e Trumpit dhe kërcënon në mënyrë të tërthortë me kontaktet e saj (të supozuara) të mira me klanin e tij, thotë një bashkëbisedues i mirëinformuar në Prishtinë. Kërcënimi do të ishte: “Nëse nuk më rizgjidhni presidente, do të keni telashe me SHBA-të”, thuhet në artikull. /
