MPJD kërkon angazhimin e QUINT-it pas arrestimit të veteranit të UÇK-së në Serbi

MPJD kërkon angazhimin e QUINT-it pas arrestimit të veteranit të UÇK-së në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot ka bërë thirrje për angazhim ndërkombëtar pasi Serbia arrestoi edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa kalonte transit në këtë shtet.

Në një njoftim publik, MPJD-ja ka thënë se përmes zyrës ndërlidhëse në Serbi ka adresuar kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe për të konfirmuar rastin dhe për ta sqaruar. Po ashtu është thënë se ka dërguar notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it në Serbi, për të siguruar angazhimin e tyre.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe çdo të dhënë tjetër relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit. Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka njoftuar për rastin Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Jetish Jashari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi është në kontakt me familjen e të arrestuarit dhe se do të bëjë kërkesë zyrtare për lejimin e vizitës tek Llozhani.

Related Articles