E ardhmja e Mirlind Dakut do të definohet javën e ardhshme.
Pas përfundimit të një sezoni produktiv në Kosovë me 31 gola të shënuar, Daku u rikthye te Osijeku në Kroaci.
Ka disa javë që sulmuesi kosovar po stërvitet me ekipin kroat.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Daku do të vazhdojë kontratën edhe për 2 vite tjera me Osijekun, megjithatë do të largohet përsëri në formë huazimi. 23 vjeçari ka marrë ofertë serioze nga një klub gjerman i Bundesliga 2. Ka shumë mundësi që ish futbollisti i Llapit të vazhdojë karrierën në Gjermani.