Gërvalla pranon detyrën si Ministre e Drejtësisë, thotë se “askush nuk guxon të jetë mbi ligjin”

Gërvalla pranon detyrën si Ministre e Drejtësisë, thotë se “askush nuk guxon të jetë mbi ligjin”

Donika Gërvalla të premten zyrtarisht ka pranuar detyrën si Ministre e Drejtësisë nga ana e ish-U.D. i Ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu.

‘’Drejtësia është gurthemeli i Republikës sonë. Reformat në drejtësi janë dëshmi e vendosmërisë tonë për të ndërtuar një shtet ku ligji nuk negocion, ku përgjegjësia nuk shmanget dhe ku drejtësia nuk njeh emër, pozitë apo ndikim.Kjo është beteja jonë për drejtësi, dinjitet institucional dhe besimin e qytetarëve’’ është shprehur Gërvalla pasi pranoi detyrën.

Po ashtu në mes tjerash Gërvalla është shprehur se askush nuk guxon të jetë mbi ligjin.

‘’Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin! Ky është parimi që udhëheq kauzën tonë dhe garancia se Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë edhe më e fortë, edhe më e drejtë dhe edhe më krenare për secilin qytetar të Kosovës’’, ka thënë Gërvalla.

Related Articles