Kuvendi “e kap” momentin, ratifikon marrëveshjen ndërkombëtare me vlerë milionëshe

Kuvendi “e kap” momentin, ratifikon marrëveshjen ndërkombëtare me vlerë milionëshe

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare ndërmet Kosovës dhe BE-së, për Planin e Rritjes raporton Gazeta Enigma.

Me 100 vota për deputetët iu shmangën procedurave për ta kapur afatin për fitimin e këtyre fondeve.

Gjitha partitë përpos Listës Serbe votuan pro ratifikimit të marrëveshjeve, me gjithsej 104 vota për.

Projektligjin e prezantoi ministri i Financave, Hekuran Murati, në foltoren e Kuvendit.

“Kosova do të përfitojë 882.6 milionë euro, i cili mund të them se është alokimi më i lartë në raport me bruto produktin vendor nga të gjitha shtetet, pa është rreth 8% e bruto produktit vendor që i është alokuar Kosovës. Kjo mbështetje financiare vjen në formën 1/3 si grant, ndërsa pjesa tjetër në formë të kredisë. Në këtë aspekt janë dy marrëveshje në kuadër të Planit të Rritjes dhe më pas në një pikë tjetër do të kemi edhe ratifikimin e kredisë”.

Sot 13 shkurt, ishte dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës ka kohë të ratifikojë këtë marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 90.3 milionë eurosh./ Gazeta Enigma.

Related Articles