Gjatë ditës së sotme zhvillohen ndeshjet e javës së 20-të në Procredit Superliga.
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Shani Nushi”, ku Vëllaznimi përballet me Sigal Prishtinën, në një duel që pritet të jetë vendimtar për renditjen në tabelë.
Ndeshja tjetër e ditës është ajo midis Golden Eagle Yllit dhe Borës.
Dueli Vëllaznimi-Sigal Prishtina nis në orën 17:00, ndërsa Golden Eagle Ylli-Bora do të luhet në orën 19:30.
