Nesër në Gjilan hapet Qendra Humanitare “Jetimat e Ballkanit”

Nesër në Gjilan hapet Qendra Humanitare “Jetimat e Ballkanit”

Nesër në Gjilan do të inaugurohet Qendra Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, një projekt i përbashkët mes Komunës së Gjilanit dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se i pret të gjithë qyetetarët për pjesëmarrje në inaugurim, në Sallën e Teatrit në Gjilan, nga ora 11:00.

Hyseni falënderoi shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe hoxhën Halil Kastrati për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti me rëndësi për Gjilanin.

Ky investim përfshin:

  • Qëndrim ditor për të moshuar
  • Kuzhinë humanitare
  • Bujtinë për studentë
  • Një hapësirë në shërbim të qytetarëve, e dedikuar për mbështetje sociale dhe përmirësim të kushteve për kategoritë në nevojë.

Related Articles