Presidentja Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Osmani tha se Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.
“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra”, shkroi e para e vendit.
“Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë e të pranuar!”, u shpreh më tutje Osmani.
