Sot pritet të shpallet aktgjykimi për Endrit Nikën, i dyshuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Sot pritet të shpallet aktgjykimi për Endrit Nikën, i dyshuar për vrasjen e të dashurës argjentinase


Sot nga ora 9:30 pritet të shpallet vendimi për vrasjen e Maria Clara Urdangaray, shtetases argjentinase.

Gjyqi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij, ka hyrë në fazën përfundimtare.

Gjatë seancës së fundit, prokurori Armend Hamiti mbajti fjalën përmbyllëse, duke kërkuar që i pandehuri të shpallet fajtor sipas aktakuzës.

Po ashtu, edhe Endrit Nika ka folur para trupit gjykues.

“Me gjithë zemër dua t’i kushtoj disa fjalë Maria Clarës sime. Kur e njoha në shkurt 2023, gjatë pushimeve në Barcelonë, nuk besoja te dashuria e vërtetë, por ajo erdhi papritur në jetën time me një buzëqeshje të ndritur që më mbeti krejtësisht në zemër. Mora guximin dhe ia kërkova Instagramin. Kishim të njëjtin humor, të njëjtat plane për të ardhmen dhe u kuptuam menjëherë.Ndarja, kur m’u desh të kthehesha, ishte e vështirë, Clara qau, dhe kur hipa në taksi shpresoja fshehurazi në ndonjë shenjë që të mos nisesha. Kur mbërrita në aeroport e kuptova se avioni kishte vonesë. Vendosa të fluturoja të nesërmen dhe vendosa ta shoh edhe një herë Clarën. Ajo u gëzua pa masë, veshi pulovrën time, dhe të nesërmen duhej të largohesha, por i premtova se do të kthehesha, dhe këtë premtim e mbajta. Sa herë kisha mundësi, shkoja te ajo”, tha Nika teksa u ndërpre fjalimi i tij nga trupi gjykues.

Related Articles