Komisioni për Financa miraton Buxhetin 2026 – Nuk miratohet kërkesa e ZKA-së për 654 mijë euro shtesë

Komisioni për Financa miraton Buxhetin 2026 – Nuk miratohet kërkesa e ZKA-së për 654 mijë euro shtesë

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike miratoi në tërësi Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Megjithatë, kërkesa e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për 654 mijë euro shtesë u rrëzua. Me 3 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, amendamenti nuk kaloi.

Arben Mustafa i PDK-së tha se fondet kërkoheshin për 10 punonjës shtesë, paga, mallra, shërbime dhe investime kapitale.

Hysen Durmishi i VV-së deklaroi se kërkesat mund të përfshihen në rishikimin e buxhetit dhe se ndryshimet tani do të prishnin strukturën aktuale.

Eman Rrahmani i PDK-së mbështeti ZKA-në, duke paralajmëruar pasoja për performancën dhe auditimin, përfshirë rastin e Prishtinës.

Avdullah Hoti i LDK-së kërkoi kujdes, duke theksuar se mungesa e fondeve mund të pengojë realizimin e planit të auditimeve.

Related Articles