Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika për partinë në pushtet në lidhje me mosmbështetjen e amendamenteve të tyre, e ku është nënvizuar edhe moskalimi i amendamentit për mbështetjen financiare për ish-krerët e UÇK-së.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri para nisjes së seancës tha se për një proces të padrejtë siç është ai që po bëhet ndaj ish-krerëve të UÇK-së më e pakta që do të mund të bënin institucionet, është ta rrisin mbështetjen e theksuar.
