Gjilani ka arritur fitore minimale 1-0 në derbin e javës ndaj Prishtinës.
Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri mori fitoren e parë në stinorin pranveror në Superligë.
Realizator i golit ishte Edi Basa.
Me këtë fitore Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 30 pikë, derisa Prishtina zbret në pozitën e tretë me 36 sosh.
Drita ka arritur fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Llapi 0-2.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e Ramiz Sadikut për shkak të fushës së përkeqësuar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi, me rezultatin e barabartë përkundër disa tentimeve nga të dyja skuadrat.
Ishte minuta e 64-të e ndeshjes, kur kjo sfidë u zhbllokua me autor mbrojtësin e majtë Blerton Sheji që realizoi për 0-1.
Krejt në fund të ndeshjes, Drita gjeti edhe golin e dytë ku sulmuesi Veton Tusha u fut bukur në zonë dhe realizoi për rezultatin përfundimtar 0-2.
Me këtë fitore Drita rikthehet në krye të Superligës me 38 pikë, derisa Llapi mbetet e shtata me 22 sosh.
Ferizaj ka marrë tre pikë të arta ndaj Ballkanit në luftën për mbijetesë duke fituar me rezultat 2-1.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe krijuan disa raste të mira shënimi, derisa u zhbllokua ndeshja në minutën e 12-të.
Sulmuesi Ruben Silva-Richards shënoi bukur nga afërsia për 1-0. Por epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se gjashtë minuta pasi Almir Kryeziu barazoi shifrat në 1-1 pas ekzekutimit nga penalltia.
Ruben Silva-Richards u bë hero i vendasve në minutën e 34-të, ku realizoi një gol shumë të bukur për ta rikthyer epërsinë e Ujqve në 2-1.
Ballkani tentoi në pjesën e dytë të barazonte rezultatin, por nuk ia doli përballë mbrojtjes së fortë së vendasve.
Me këtë fitore Ferizaj ngritët në pozitën e tetë me 22 pikë, derisa Ballkani zbret në pozitën e dytë me 36 sosh.
