Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diel, dy persona janë gjetur pa shenja jete, njëri në Prishtinë, e tjetri në Fushë Kosovë.
Bazuar në raportin zyrtar, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë / 22.02.2026 – NN. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”.
“Fushë Kosovë / 22.02.2026 – 21:20. Lidhur me rastin pasi është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë, në vendin e ngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
