Federata e Futbollit të Spanjës iu është referuar Kosovës vetëm si “Federata e Kosovës”, në njoftimin për ndeshjen mes futbollisteve U17.
Kjo nuk është hera e parë që Spanja bën një diskriminim ndaj shtetit të Kosovës, pasi që edhe në ballafaqimet me Kosovën në kuadër të futbollistit të meshkujve, Spanja iu është referuar Kosovës vetëm si Federatë.
Madje edhe në transmetime në televizionin spanjoll nuk ishte përmendur asnjëherë Kosova, ndonëse Kosova luante kundër Spanjës.
Vashat e Kosovës U17 do luajnë me Spanjën më 1 mars, nga ora 14:00.
Ndeshja do të zhvillohet për raundin e dytë të kualifikimeve për Euro 2026.
Kosova U17 luan në grupin A6.
