Abdixhiku dhe Spiropali pajtohen për koordinim në proceset euroatlantike

Abdixhiku dhe Spiropali pajtohen për koordinim në proceset euroatlantike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me kryediplomaten shqiptare, Elisa Spiropali e cila vizitoi vendin tonë..

Siç bën të ditur LDK-ja përmes një njoftimi në Facebook, gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet politike në rajon, sfidat aktuale të sigurisë, si dhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në proceset integruese euroatlantike.

“Theks i veçantë iu kushtua nevojës që zëri i dy vendeve të jetë i unifikuar dhe i qartë në raport me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht në çështjet që lidhen me stabilitetin rajonal, demokracinë funksionale dhe sundimin e ligjit”.

“U vlerësua se Kosova dhe Shqipëria ndajnë një marrëdhënie të veçantë, të ndërtuar mbi histori, vlera dhe aspirata të përbashkëta, si dhe mbi përgjegjësinë e përbashkët për të kontribuar në paqen e qëndrueshme dhe perspektivën evropiane të rajonit”.

Po ashtu, bëhet e ditur se në takim u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë institucional, dialogut të rregullt politik dhe përkrahjes reciproke në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik, si shtyllë strategjike për të ardhmen e qytetarëve dhe forcimin e rolit të dy vendeve në arenën ndërkombëtare.

Related Articles