Mëngjeset e fundjavës mbeten të ftohta me ngrica dhe mjegull të mundshme në lugina, me temperatura minimale nga -2°C deri në 2°C.
Gjatë ditës, temperaturat luhaten ndërmjet 12°C dhe 15°C, me erë të lehtë jugore 1-5 m/s. Ditën e diel moti mbetet i kthjellët, ndërsa nga e hëna priten vransira të shpërndara dhe mundësi për rigë shiu.
