Rriten çmimet e naftës në Kosovë

Rriten çmimet e naftës në Kosovë

Ashtu edhe siç pritej, çmimi i naftës në Kosovës është rritur për 3-10 centë, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo erdhi pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme.

Prej 1.15 deri në 1.21 euro sa kanë qenë, çmimet të hënën sillën nga 1.18 deri në 1.25 euro.

Kryetari i shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt tregjet e naftës.

“Rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport po shtojnë pasigurinë në furnizimin global, duke shtyrë çmimet e naftës më lart. Vëmendja është veçanërisht te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë. Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët”, ka thënë Berjani.

Ai ka thënë se çmimet aktuale në Kosovë janë 1.18€ deri 1.25 euro për naftë dhe 1.17 deri 1.24 euro për benzinë. / Gazeta Enigma.

Related Articles