Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë botërore, Kurti e uron: Shkëlqeu gjatë turneut

Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë botërore, Kurti e uron: Shkëlqeu gjatë turneut

Kryeministri Albin Kurti, ka përgëzuar boksieren nga Kosova, Donjeta Sadikun, pasi kjo e fundit u shpallë kampione e boksit në kategorinë 60 kg, në Turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026” në Sofje.

Sadiku, në finale mposhti kampionen e botës, boksieren nga Brazili, Rebeca Santos de Lima.

“Ajo shkëlqeu gjatë turneut duke shënuar disa fitore radhazi kundër boksiereve shumë cilësore nga Çekia, Ukraina dhe Egjipti”, shkroi Kurti.

“Nën udhëheqjen e trajneres Marjola Sallauka, Donjeta ka shfaqur një teknikë të përkryer dhe përgatitje të jashtëzakonshme në finale e madhe kur mundi kampionen e botës dhe gjatë të gjitha ndeshjeve”, u shpreh tutje kryeministri, duke shpërndarë një video nga meçi.

“Strandja” njihet si turneu më i vjetër dhe ndër më prestigjiozët në boksin amator botëroe. Sivjet u mbajt edicioni i 77-të.

“Ky është viti i dytë me radhë që boksierja nga Kosova fitoi turneun, në gjurmët e të madhit Mehmet Bogujevci i cili e fitoi medaljen e artë në vitin 1977 po në këtë turne”, u shpeh në fund Kurti.

Related Articles