Kosova dhe Shqipëria rikonfirmojnë aleancën strategjike në takimin Osmani-Peleshi

Kosova dhe Shqipëria rikonfirmojnë aleancën strategjike në takimin Osmani-Peleshi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilin e uroi për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm.

Presidentja Osmani, siç thuhet, theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë vëllazërore e strategjike, të ndërtuara mbi themele të forta historike, kombëtare dhe shtetërore.

Në këtë kontekst, në njoftimin për media, thuhet se Osmani falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe në çdo proces të rëndësishëm diplomatik, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit të rregullt politik dhe diplomatik në të gjitha nivelet.

“Të dy bashkëbiseduesit theksuan se forcimi i partneritetit vëllazëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet thelbësor për avancimin e interesave të përbashkëta dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në familjen euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Related Articles