Drenori: Mundësi reale që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Drenori: Mundësi reale që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Njohësi i çështjeve politike, Xhavit Drenori, thotë për Gazetën Enigma se siç duket, sot ka qenë takimi i fundit i Albin Kurtit me dy krerët e subjekteve më të mëdha politike në opozitë, Lumir Abdixhikun dhe Bedri Hamzën.

“Tani presim që të qartësohet situata, nëse do të ketë ndonjë lëvizje e cila na dërgon në Kuvend me një marrëveshje, apo jo.  Deri më tani, situata hiq nuk është e favorshme”, tha Drenori.

Përkundër se Abdixhiku nuk shprehu kundërshti ndaj Vjosa Osmanit, Drenori thotë se LDK nuk do mund t’ia siguronte kuorumin Osmanit, pasi sipas tij, të paktën dy deputetë nga radhët e LDK-së, nuk do të qëndronin në sallë për Osmanin.

“Brenda LDK-së, janë të paktën dy deputetë, të cilën nuk do ta votonin Vjosa Osmanin  dhe me këtë nuk do të arrihej numri i 80 deputetëve që duhet të qëndrojnë në sallë të Kuvendit”, deklaroi Drenori.

“Situata është e paqartë. Unë personalisht shoh shumë mundësi reale, që vendi fatkeqësisht të shkojë sërish në zgjedhje”, tha në fund Drenori në deklarimin për “Enigmën”.

Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, këto do të ishin zgjedhjet e dyta të parakohshme, në pak muaj.

Të parakohshme ishin edhe zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, pasi Qeveria nuk arriti të formohej nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Related Articles