Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve

Ish-diplomati Avni Arifi, u deklarua lidhur me çështjen e Presidentit të ri, raporton Gazeta Enifma.

Sipas tij, nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, Kuvendi shpërbëhet dhe krijohet një situatë e re politike.

“Kur të shpallen zgjedhjet, shpërbëhet Kuvendi dhe bëhet ashtu siç ka dëshiruar Kurti – vetëm ai në pushtet i do 80%. Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese nuk u skadon mandati. Po flas për spekulimet që po qarkullojnë; nuk e di çfarë ka dashur apo jo, por punët po shkojnë në atë drejtim”, tha Arifi.

“Për Vjosa Osmanin, nëse do të bëhet presidente apo jo, duhet të votohet dhe duhet të jenë 80 deputetë në sallë. Ata që janë pjesë e projektit të përbashkët i kanë 66 vota. Por, 48 orë para zgjedhjes kanë dhënë sinjale të qarta se ajo nuk është e preferuara e tyre”, u shpreh ai.

Arifi shtoi se mund të ketë befasi në momentet e fundit.

“Për ta mbrojtur veten dhe për të thënë se nuk e kanë dëmtuar Vjosën, ata mund të befasojnë edhe në 24 orët e fundit, duke ardhur me emrin e saj vetëm për ta mashtruar elektoratin, duke thënë ‘ne e propozuam, por nuk u votua’. Por, realisht, ka pasur lobim kundër Osmanit që ajo të mos jetë presidente. Kjo është shprehur hapur dhe qartë”, deklaroi Arifi.

Related Articles