Kurti dje u takua me Vjosa Osmanin, folën rreth një orë

Kurti dje u takua me Vjosa Osmanin, folën rreth një orë

Kryeministri Albin Kurti, dje, pas takimit me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Kjo vjen pas zhvillimeve të fundit për një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Sipas raportimeve të mediave, takimi mes Kurtit dhe Osmanit zgjati rreth një orë.

Edhe pse Osmani ka shprehur gatishmëri për një mandat të dytë si presidente, ajo ende nuk ka marrë mbështetje zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, Abdixhiku tha dje se nuk kanë kundërshti ndaj kandidimit të Vjosa Osmanit.

Gazeta Enigma ka provuar të kontaktojë Presidencën rreth këtij takimi dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Related Articles