Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se procesi i votimit për President, nuk mund të fillojë pa qenë dy kandidatë për President.
Haxhiu tha se deri më tani ka vetëm një kandidaturë, ajo e Glauk Konjufcës.
Haxhiu i ka bërë thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe të veprojnë me maturi, në mënyrë që në seancë të jenë dy kandidatë për President.
