Bajrami, VV-së: Edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër

Bajrami, VV-së: Edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk mund ta thërrasë seancën për zgjedhjen e presidentit pa qenë në garë të paktën dy kandidatë.

Në një postim të fortë në rrjetet sociale, Bajrami e quajti Haxhiun “mashtrues” dhe theksoi se Kuvendi ka mjaft deputetë për të siguruar nënshkrimet për dy kandidatë.

“66 vota i keni. Sa herë është zgjedhur presidenti, edhe kundërkandidatin e ka propozuar partia prej të cilës ka ardhur presidenti. Pra, 66 deputetë mund t’i bëjnë lehtë nënshkrimet për dy kandidatë,” shkruan Bajrami.

Ajo shtoi se zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet pa marrëveshje ose konsensus mes partive politike.

“Prapë po doni me luajtur me kartën e përgjegjësisë? Jo kësaj radhe nuk ka me ju ecë. Jeni në rënie të lirë; sot edhe ata që ju kanë votuar më 28 dhjetor janë kundër,” tha Bajrami.

Deputetja e LDK paralajmëroi se abuzimi me vullnetin e qytetarëve do të ketë pasoja.

“Sa më lart ngjitesh, rënia dhemb më shumë, por në rastin tuaj, rënia është e domosdoshme, sepse ju jeni abuzues të vullnetit të popullit,” përfundoi Bajrami.

Related Articles