Konjufca kërkon kundërkandidat, përmend Osmanin si opsion: Edhe unë vetë kam për ta votuar

Konjufca kërkon kundërkandidat, përmend Osmanin si opsion: Edhe unë vetë kam për ta votuar

I propozuari i Vetëvendosjes për president, Glauk Konjufca, u deklarua sot lidhur me çështjen e presidentit të ri, raporton Gazeta Enigma.

Sipas tij, është opozita ajo që po e bllokon procesin për zgjedhjen e presidentit.

“Versioni më i mirë është që opozita ta propozojë kandidatin e vet. Partitë politike PDK dhe LDK duhet ta propozojnë dikë; jam shumë kureshtar të di kush është ai që do ta votonin e që nuk jam unë, në mënyrë që të mos shkojmë në zgjedhje. Nëse nuk bën ai i Vetëvendosjes, atëherë le ta propozojnë”, tha ai para gazetarëve.

I pyetur se çka ndodh në rast se opozita nuk propozon një emër, ai u shpreh: “Atëherë do të shohim, do të vazhdojmë sipas procedurave”

Atij iu përmend edhe emri i Vjosa Osmanit.

“Po pra, Vjosa Osmanin ose këdo — edhe unë vetë kam për ta votuar. Nëse opozita nuk e gjen asnjë emër, ky është një përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje”, deklaroi Konjufca.

Konjufca para disa ditësh kishte mohuar se do të jetë kandidat për president, por në përgjigjen për këtë pyetje para gazetarëve sot, ai tha me humor: “Po Vetëvendosja tokë të bon”. Pastaj tha se “ishte propozim i VV-së”.

Related Articles