Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se do të vendosin “në bazë të zhvillimeve që do të ndodhin” nëse do të hyjnë në sallën e Kuvendit ose jo nëse do të thirret një seancë për zgjedhjen e Presidentit.
Hamza u pyet sot nga gazetarët se çfarë do të ndodhte nëse nuk kandidohet edhe një emër tjetër për President. Tha se s’do të paragjykojë.
Ai përsëriti qëndrimin e tij se pa marrëveshje politike nuk ka propozime për kandidatë.
“Pa marrëveshje politike nuk ka kandidatë, ne kemi kërku marrëveshje politike, e kemi dhënë ofertën tonë për një marrëveshje e cila nënkupton që kandidati apo kandidatja e propozuar nga PDK-ja të jetë president.
Çka do të ndodhë ajo është tjetër tjetër që unë nuk e parashikoj, po paragjykoj ndoshta por kanë tjerë ndoshta, Ndoshta partia ka të tjerë, ndoshta koalicioni qeverisës i ka dy kandidatë”, tha ai.
