Cristiano Ronaldo ka udhëtuar drejt Spanjës, pas lëndimit të fundit.
Sulmuesi portugez është diagnostikuar me një dëmtim në kofshë të pasme të pësuar gjatë ndeshjes kundër Al-Fayha.
Trajneri i Al Nassr, Jorge Jesus ka konfirmuar udhëtimin e Ronaldos drejt Madridit, për t’u trajtuar me një terapist personal.
“Lëndimi i Cristianos është më serioz nga sa mendonim. Ai do të udhëtojë për në Spanjë për t’u trajtuar me një terapist personal , siç bëjnë lojtarët e tjerë. Shpresojmë që të kthehet së shpejti dhe të mund ta ndihmojë ekipin”, ka deklaruar Jorge Jesus.
Si pasoj e këtij lëndimi, Cristiano Ronaldo mund të humbas Kupën e Botës, e cila fillon me 11 qershor, e kjo varet nga shkalla e dëmtimit që ka pësuar.
Koha e rikuperimit për një dëmtim të kofshës së pasme varet nga ashpërsia e tij. Një dëmtim i gradës 1, i konsideruar si një tendosje e lehtë, merr kohë deri në tre javë.
Një dëmtim i gradës 2 kërkon të paktën një muaj dhe mund të zgjasë deri në dy muaj larg fushës ndërsa më e keqja është nësa ka një dëmtimi të gradës 3, një këputje e plotë, e cila mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.
Mbetet të shihet se sa do të mungoj Cristiano Ronaldo dhe a do të jetë i gatshëm të luaj në Kupën e Botës.
